Loading…
Djuric i trazuar e sfidues ndaj QUINT’it : Serbia vetëm po mbrohet nga agresiviteti i Kosovës
  • 13/08/2019 | 17:36

Djuric i trazuar e sfidues ndaj QUINT’it : Serbia vetëm po mbrohet nga agresiviteti i Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë e Metohi të Qeverisë së Serbisë, Marko Djuric, mbajti një konferencë për gazetarë pas njoftimit të ashpër të shteteve të QUINT’it ku kërkonin që kosovarët të heqin taksën e serbët të ndalin fushatën e heqjes së njohjeve të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Nuk ishte vetëm pesëshja që reagoi mesazh pati edhe ‘miku i madh i Serbisë’, siç e kishte emëruar vet shefi i diplomacisë serbe, Ivic Dacic, Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, që ministrit Dacic i barti mesazhin e Rusisë që mbante të njëjtën porosi.

Djuric në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarë doli i indinjuar me ofensivën diplomatike ndaj plangprishësve ballkanas, e kundërshtoi barazinë e fajësisë mes palëve, sipas tij, ku theksoi se nuk mund të vendosen në të njëjtin rrafsh ata që shkelin marrëveshjen e CEFTA’s dhe ata që mbrojnë pjesë të territorit të tyre nga anëtarësimi i jashtëligjshëm në organizata ndërkombëtare.

“Nuk mund të ketë barazim artificial pasi nuk është njëjtë sikur dikush që mbrohet nga anëtarësimi i jashtëligjshëm në organizata ndërkombëtare dhe dikush që shkel marrëveshjet e CEFTA’s dhe traktatet ndërkombëtare” tha Djuric.

Djuric i trazuar tha se Serbia e kundërshton edhe atë çka vërehej qartë në njoftimin e QUINT’it se cili është përfundimi i dëshiruar i tyre dhe se çfarë trysnie do të bëjnë. Ai theksoi se Serbia do të vazhdoj të qeveriset sipas interesave të veta, tha drejtori i zyrës qeveritare serbe Djuric

Djuric vazhdoi me viktimizimin e serbëve “Nëse kërkoni prej Serbisë që të ndaloj lobimin për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, e nuk kërkoni nga Prishtina ta bëj, e gjitha qartësohet se rezultati i preferuar i dialogut për ju është pranimi i plotë i pavarësisë pa ankesa nga Serbia. Ne e pranuam këtë njoftim, edhe jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun kur të hiqet taksa. Qartë e them se nuk mund të ketë barazi e cila nuk bazohet në parimet e të drejtës dhe ligjit. Nga kjo shihet se çfarë rezultati duan ata të gjithë së bashku. Mesazh i rëndësishëm për popullin tonë, brenga e shtetit serb nuk do të jetë më e vogël, ekonomia e konsoliduar dhe diplomacia do të kontribuoj që në të ardhmen rezultatet të jenë më në favor të serbëve” tha ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë