Loading…

Djuric ia plotësoi dy dëshira t’fëmijërisë së Abazovic, të bëhej ‘basketbollist dhe serb’

  • 24/03/2023 | 17:36

Djuric ia plotësoi dy dëshira t’fëmijërisë së Abazovic, të bëhej ‘basketbollist dhe serb’

Në ndeshjen e basketbollit të NBA’së mes Washington Wizards dhe Denver Nuggets në kryeqytetin amerikan para ndeshjes ishte hedhur vallja serbe dhe kënduar kënga ‘Këtu i thonë Serbi’. Prezent në këtë lloj ceremonie ishte ambasadori serb në SHBA Marko Djuric e pa fort kuptim e arsye edhe kryeministri teknik malazez Dritan Abazovic, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshjet sportive në Amerikë janë plot spektakël e argëtim para e në mes të ndeshjeve, përpjekjet diplomatike të Serbisë në SHBA ia kanë dalë që të promovojnë Serbinë në mes të ndeshjes si argëtim për publikun amerikan një këngëtare të operës serbe dhe një grup folklorik serb që vallëzuan.

Prezent në këtë ceremoni ishin ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Djuric, dhe Kryeministri teknik i Malit të Zi Dritan Abazovic. Të dy iu bashkuan këtij evenimenti duke u fotografuar me basketbollistë serb në NBA si Nikola Jokic e të tjerë.

Që diplomati serb Djuric i gëzohet kësaj nisme marketingu serb kuptohet po çfarë kërkon Abazovic aty nuk është aspak e lehtë të argumentohet.

Abazovic ka kohë që është shndërruar në një shënjestër për sovranistët malazez që e shohin si një servil të Serbisë, në fakt ai është kryeministër teknik pikërisht pasi nënshkroi fshehtas marrëveshjen themeltare – kontroverse thënë më së buti kjo – me Kishën Ortodokse Serbe që edhe e rrëzoi nga pushteti.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen me 2 prill dhe lëvizja politike e Abazovic është rreshtuar krah kandidatit e gjithë spektrin pro-serb Jakov Miletic, kundërkandidatit të sovranistit malazez Milo Djukanovic që është president aktual./gazetametro.net

URA e Abazovic rreshtohet pas kandidatit pro-serb për president të Mali të Zi, siç pritej

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë