Loading…

Djuric: Ka kaluar koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në Washington

  • 08/10/2021 | 09:20

Djuric: Ka kaluar koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në Washington

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka thënë se “ka kaluar koha koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në Washington”.

Kësisoj ai u përgjig për Tanjug kur u pyet për rëndësinë e letrës dërguar presidentit amerikan Joe Biden nga shtatë anëtarë të Kongresit për të dyfishuar vëmendjen e Amerikës ndaj tensioneve Kosovë-Serbi me ç’rast shtoi se nuk do ta nënvlerësonte rëndësinë e ndonjë letre të kongresmenëve.

Sipas tij lobi serb në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 30 anëtarë dhe se siç tha ai “numri i atyre që e kuptojnë qëndrimin e Serbisë për Kosovën dhe nevojën për të arritur një zgjidhje kompromisi që nënkupton kënaqjen e interesave të të dyja palëve po rritet çdo ditë”.

Më tutje, Gjuriq tha se është shumë e rëndësishme për Serbinë që integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor të jetë një nga prioritetet e politikës amerikane, transmeton Klankosova.tv.

Duke komentuar një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, për të mirëpritur mesazhin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor se dera e BE -së mbetet e hapur, i dërguari i Serbisë në Amerikë theksoi se edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte folur kohët e fundit për këtë pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.

“Gjithashtu, i dërguari amerikan për rajonin tonë, Gabriel Escobar, i cili bëri një punë të madhe për Serbinë duke takuar përfaqësuesit e saj dy ditë pas emërimit të tij, foli për mbështetjen e integrimit evropian si një nga prioritetet e politikës amerikane ndaj rajonit tonë. Kjo është komplementare për interesat tona, me politikën tonë “, tha Gjuriq, transmeton Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë