Deputetët e Listës Srpska, që morën pjesë në seancën e së enjtes, për Djuric’in janë përfaqësues të rremë të serbëve. Ai ka vlerësuar se lëvizja e tyre ka lidhje me shuma të parave që i kanë marrë nga shqiptarët dhe shërbimet e huaja.
Teksa ka qëndruar dje në Medvegjë, Djuric ka thënë se nuk ka asnjë pikë dyshimi që kthimi i shpinës ndaj Serbisë prej deputetëve, që ai i quan “të vetëemëruar” të serbëve në Kosovë nuk është spontan.
I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka dërguar mesazhe jo-miqësore për deputetët serbë që kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Kjo zgjidhet në bisedimet që do t’i bëjmë me përfaqësuesit serbë, e më pas do të jetë plotësisht e qartë se kush e mbështet politikën e Serbisë dhe Qeverinë e Serbisë, a kush zgjedh Isa Mustafën si kryetar të qeverisë së tij nuk ka asnjë kredibilitet politik”, ka thënë Djuric.