Loading…

Djuric kundër Platformës dhe kundër Limajt në krye të ekipit negociator

  • 14/03/2019 | 09:48

Djuric kundër Platformës dhe kundër Limajt në krye të ekipit negociator

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën (të Serbisë) Marko Djuric ka thënë sot se platfroma e Parlamentit të Kosovës për bisedime me Beogradin “pamundëson normalitetin e stablitetin e qëndrueshëm”, transmeton Gazeta Metro.


“Si mund të bisedojmë në bazë të asaj platforme”, ka pyetur Djuric dhe ka shtuar se në Kosovës është krijuar “një atmosferë toksike, e në favor të kësaj flet se edhe State Departmenti i ka regjistruar sulmet ndaj serbëve”.

Ai për televizionin serb “Pink” ka thënë se Prishtina “nuk e do dialogun, gjë që shihet edhe nga ajo se në krye të ekipit negociator ka vënë Fatmir Limajn”, i cili, sipas Djuricit “ka vrarë dhjetra civilë”.

Djuric ka thënë se ka qenë i pranishëm kur zyrtarë të lartë të Brukselit i kanë thënë kryetarit (serb) Aleksandar Vucic i cili ua ka tërhequr vërejtjen për Platformën se “e kuptojnë shqetësimin dhe se do të bëjnë gjithëçka që është e mundur që të mos vijë deri te kjo”.

Ai ka akuzuar Partinë Liberale serbe në Kosovë dhe kreun e saj Slobodan Petrovic, të cilët “në vend se të protestojnë për ato që ngjajnë në Kosovë, mbështesin protestat “Një nga pesë milionë”, transmeton “Danas”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë