Loading…

Djuric lavdëron shefin: Vucic ia mbylli gojën Kurtit në Berlin me këto fjalë që ja tha në Konferencë

  • 15/02/2020 | 09:39

Djuric lavdëron shefin: Vucic ia mbylli gojën Kurtit në Berlin me këto fjalë që ja tha në Konferencë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Djuric, ka lavdëruar shefin e tij Aleksandar Vucic, duke thënë se i heshti politikanët kosovarë në Munih, shkruan Gazeta Metro.


“Ia mbylli gojën atij”, ishte fjala që tha Djuric para medieve serbe duke lavdëruar shefin e tij si të suksesshëm në ballafaqim me kryeministrin Albin Kurti.

Djuric po thotë se Vucici i ka heshtur në mënyrë diplomatike dhe të qartë liderët kosovarë që u përpoqën sipas tij ta ofendonin Serbinë.

“Në një panel në Konferencën e Sigurisë së Munihut, presidenti Aleksandar Vucic heshti përfaqësuesit e Prishtinës në një mënyrë diplomatike, por të qartë, të cilët u përpoqën të ofendonin Serbinë në një mënyrë shumë të pamatur dhe të turpshme”, tha Djuric.

“Në këtë mënyrë të turpshme ata folën për Serbin së si një okupatore, si një shtet që skllavëron dhe dëbon njerëzit, ata që menduan se kjo është mënyra se si bisedohet me Serbinë e morën nga Vuciq përgjigjen”, ka shtuar Djuric.

“Po luftonte për bashkëpunim dhe marrëdhënie racionale midis shteteve dhe popujve në rajon, duke theksuar luftën për t’i bazuar ato marrëdhënie në bashkëpunim ekonomik dhe politik e jo në konflikte”, tha Djuric./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë