Loading…
Djuric: Lista Serbe e mbështet rrëzimin e Haradinajt
  • 24/05/2019 | 18:26

Djuric: Lista Serbe e mbështet rrëzimin e Haradinajt

Të premten për në Beograd kanë udhëtuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët janë takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic, dhe drejtorin e te ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Djuric.


Pas këtij takimi, Vucic ka kërcënuar me masa ndaj Kosovës, Rakic me dorëheqje të serishme nga postet kryetarëve, e Djuric ka thënë se Lista Serbe është e gatshme që të jap votat për rrëzimin e Qeverise Haradinaj nga pushteti.

“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Djuric.

Djuric ka folur edhe për qëndrimet e opozitës kosovare të cilët thonë se nuk dëshirojnë që ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe.

“Ne provojmë që të jemi fer dhe një partner korrekt, me të gjithë që bisedojmë”, ka thënë ndër të tjera Djuric.

Teksa ka folur për zgjedhjet në veri, Djuric ka thënë edhe një herë se përmes tyre u parandalua edhe një herë shtrirja e pushtetit të shqiptarëve në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Këto deklarime të Djuric, vijnë pas mobilizimit të opozitës kosovare për rrëzimin e Haradinajt nga pushteti përmes një mocioni votëbesimi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë