Loading…
Djuric nuk habit: Serbia do t’i garantojë Kosovës nivelin më të lartë të autonomisë
  • 24/05/2019 | 20:36

Djuric nuk habit: Serbia do t’i garantojë Kosovës nivelin më të lartë të autonomisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë e Metohijë, Marko Djuric vazhdoi me teket e veta e deklaroi sot se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duhet të pranojë realitetin se Kosova është pjesë e Serbisë, e ne jemi të gatshëm që të arrijmë marrëveshje që do garantonte nivelin më të lartë të autonomisë, me standardet më të larta evropiane, transmeton Gazeta Metro.


Ai vazhdoi me idenë e tij duke u shtirur se ka harruar dekada histori, duke deklaruar “Po ashtu, jemi të gatshëm të garantojmë të drejta njerëzore të numërta, përfshirë këtu edhe gjuhën amtare për banorët e kombësisë shqiptare në krahinën tonë jugore, edukimin në gjuhë amtare e shumë çka tjetër. Serbia është edhe shtet i shqiptarëve nga Kosova e Metohija e duhet të ketë respekt të ndërsjellë” tha Djuric në letrën e dorëzuar medieve serbe sot.

Zyrtari serb e kishte ngacmimin e radhës sot për Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e kritikon duke thënë se “Ka dy vite që Haradinaj shkel të gjitha marrëveshjet dhe bën ç’mundet, para syve të botës, që të shkatërrojë dialogun mes Beogradit ePrishtinës. Sot luan shumë keq rolin se ka dëshirë për marrëveshje, duke shpalosur ide jonormale për realitetin në Serbi, ku Kosova bën pjesë”.

Djuric nuk habiti kënd kur theksoi se Serbia është një shoqëri që përfshin edhe Kosovën, këtë duhet ta pranojnë në Prishtinë përfundimisht./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë