Loading…

Djuric po ushtron terror në popullatën serbe në Kosovë

  • 28/12/2016 | 17:43

Djuric po ushtron terror në popullatën serbe në Kosovë

Kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan M. Vujicic, ka komentuar ndikimin që ka Serbia tek serbët e Kosovës.

Përmes një komunikate për mediat Vujicic shkruan se shefi i zyrës për Kosovën, Marko Djuric, punon drejtpërdrejtë kundër interesave të serbëve të Kosovës, si dhe në këtë mënyrë shkakton jostabilitet dhe kaos në territorin e Kosovës.

Vujicic ka shtuar se historia do të gjykojë se askush nuk i ka poshtëruar dhe fyer serbët e Kosovës ashtu siç ka bërë Djuric me miqtë dhe ekzekutuesit e tij të Listës Serbe.

“Për hir të interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe paqes e stabilitetit Institucionet e Kosovës nuk duhet të ndjehen të vetëkënaqura dhe për këtë arsye, mirëpresim masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa”, thuhet në komunikatë.

Slobodan Vujicic ndër të tjera shtoi se Serbia duhet të pyes veten nëse për këtë lojë ka zgjedhur kapitenin e duhur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë