Loading…

Djuric pritet miqësisht në Moskë: Bisedohet për Kosovën dhe Asociacionin

  • 12/04/2018 | 13:11

Djuric pritet miqësisht në Moskë: Bisedohet për Kosovën dhe Asociacionin

Shefi i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka qenë për vizitë në Moskë të Rusisë, ku është takuar me diplomatë rusë me të cilët ka biseduar edhe për Kosovën, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Metro.

Pas vizitës që zhvilloi ditën e mërkurë, Djuric tha që ka biseduar me zëvendës ministrin rus të Punëve të Jashtme, Aleksandr Gushko. Në takim është trajtuar edhe Kosova.

Mediat serbe shkruajnë që Djuric bisedoi me rusët për të gjetur ‘zgjidhje paqësore’ në dialog. Zyrtari serb tha që në Rusi ka gjetur ‘mbështetje vëllazërore për politikën e jashtme serbe edhe për Kosovën’.

Ai shtoi që marrëdhënia në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij serb, Aleksandar Vucic, vlerësohet lartë në Moskë.

Pas këtij takimi, ministria ruse lëshoi një komunikatë në të cilën thoshte që pjesëmarësit në takim konfirmuan unitetin e Serbisë dhe Rusisë ndaj ‘çështjes së Kosovës dhe Metohisë’.

Tutje, gjatë takimit u tha që çështjet problematike të mbetura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, në veçanti në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë