Loading…

Djuric skandalozi: Fyen rëndë shefin e stafit të Osmanit pasi i përmend rastet e korrupsionit në Serbi

  • 16/10/2021 | 18:25

Djuric skandalozi: Fyen rëndë shefin e stafit të Osmanit pasi i përmend rastet e korrupsionit në Serbi

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, në llogarinë e tij në twitter ka thënë se aksioni i institucioneve të Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurti, në veri të Kosovës “s’ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit”. Derisa ka pretenduar se shteti serb është duke luftuar krimin dhe korrupsionin.


Ndaj këtij qëndrimi të Gjuriq ka reguar shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka listuar një numër të madh të rasteve korrupsionit për të cilat Serbia s’ka bërë asgjë për t’i zgjidhur. Të njejtat raste janë përmendur edhe nga BE-ja kur është konstatuar ngecja e Serbisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjuriq s’ka qëndruar përsëri pa reaguar ndaj Velës. Ish-drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” ka eskaluar duke e quajtur Blerim Velën si “qytetar të Serbisë”.

“Z.Vela, si qytear i Serbisë ju jeni të obliguar që të raportoni çfarëdo rasti të korrupsionit tek zyra e Prokurorit në Leskovac”, ka shkruar Gjuriq.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë