Loading…
Djuric takon popullistin e djathtë gjerman, e ‘informon’ për Kosovën
  • 13/06/2019 | 13:20

Djuric takon popullistin e djathtë gjerman, e ‘informon’ për Kosovën

Nënkryetari i Këshillit kryesor të Partisë progresiste serbe dhe drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Mërko Djuric është takuar sot më Këshillin të punë të jashtme të partisë së djathtë populliste gjermane dhe deputetin federal gjerman Armin-Paulus Hampel, të cilin e ka “informuar”, siç thotë, për situatën politike e të sigurisë në Kosovë, problemet e popullit serb dhe perspektivat për vazhdimin e dialogut të Beogradit e Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.

Djuric, në bisedë me popullistin e të djathtës gjermane ka thënë, sipas medieve serbe. se Serbia është e përcaktuar për zgjidhje paqësore të problemeve në marrëdhëniet me Prishtinën, të cilët, sipas tij, janë të imponuara nga veprimet e njëanshme të pushtetit të tjeshëm separatits, dhe se, ka vazhduar ai, në vazhdimësi ia ka tërhequr vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare për “natyrën antievropiane e agresive të veprimeve të njëanshme të Prishtinës.

Mediet serbe citojnë kumtesën e Partisë progresiste serbe në të cilën thuhet se Djuric e ka falënderuar Hampelin për interesimin për pozicionin e Serbisë “që të gjejë zgjidhje kompromisi dhe fer për problemin e marrëdhënieve me Prishtinën, e cila do të merrte parasysh interesin e palës serbe”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë