Loading…

Djuric vjen nesër në Kosovë, MPJ tregon a i ka dhënë leje

  • 06/04/2018 | 12:21

Djuric vjen nesër në Kosovë, MPJ tregon a i ka dhënë leje

Marko Gjuriq nesër vjen në Kosovë, legalisht. Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë e këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.


Më pak se dy javë kanë kaluar që nga dita kur u arrestua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, pasi Ministria e Punëve të Jashtme, nuk i kishte dhënë leje për ta vizituar Veriun.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, ka thënë Zyberaj për Express.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron.

Por, këshilltari i Pacollit thotë se Gjuriqit i është treguar vendi herën e kaluar dhe tani ai do të sillet në pajtim me ligjin në Kosovë.

“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë