Loading…

Djurici kapet me analistin amerikan për Kosovën

  • 24/09/2020 | 17:51

Djurici kapet me analistin amerikan për Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka sulmuar ashpër analistin dhe njohësin e politikës në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, pas deklaratave që ky i fundit ka dhënë sa i përket zhvillimeve të ndodhura në Washington.


Gjuriq ka thënë se Bieber beson që pajtimi në Ballkanin Perëndimor duhet të ndodh plotësisht në kundërshtim me legjitimitetin e shtetit serb dhe interesit kombëtar të Serbisë.

Sipas politikanit serb, çfarëdo që ndodh ndryshe nga skenari që do Bieber, është një shuplakë për këtë të fundit dhe për misionin që Gjuriq thotë se është ‘ekstremist antiserb’.

“Vetëm dikush që vepron në favor të qarqeve më ekstremiste të Prishtinës mund të mendojë se nuk ka dëshirë për pajtim nga ana serb”, ka thënë Gjuriq.

Në reagimin e tij Gjuriq ka thënë se Biber është i gatshëm të shkojë aq larg sa që të mbrojë tezën e tij se serbët janë njerëzit më të këqij në botë dhe të mohojë rëndësinë e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë.

“Biber po vdes nga dëshira për ta parë Serbinë të poshtëruar, por fatmirësisht ai është një dinozaur i së shkuarës i cili ende nuk arrin të kapërcejë ideologjinë dhe propagandën e viteve të 90’ta”, ka thënë Gjuriq.

Këto deklarata të Gjuriq vijnë pasi Bieber ka thënë se marrëveshja e Washingtonit do të harrohet shpejtë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë