Loading…

DnV tregon pjesëmarrjen e votuesve: Komunat në Veri me dalje më të lartë

  • 17/10/2021 | 12:43

DnV tregon pjesëmarrjen e votuesve: Komunat në Veri me dalje më të lartë

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera. Deri më tani, është raportuar për nivel të kënaqshëm të respektimit të masave anti-covid nga ana e komisionerëve (73%) dhe qytetarëve që po frekuentojnë qendrat e votimit është (71%).


“Vështirësitë në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve janë të shprehura edhe në këto zgjedhje. Deri në këtë kohë, në më shumë se 1/3-tën e vendvotimeve në nivel vendi është raportuar për 1 deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur  emrin në Listën e Votuesve. Edhe sa i përket votimit me asistencë, ky fenomen është hasur në rreth 73% të vendvotimeve, por numri i rasteve sillet brenda trendeve normale (1-10 raste). Deri më tani është raportuar raste të asistencës së palejuar”, thuhet nga DnV.

Sipas Demokracisë në Veprim, vëzhguesit nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit tek votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarë të lartë politikë në Qendra të votimit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë