Loading…
Do habiteni se cilat janë 10 profesionet më të paguara në SHBA
  • 07/03/2019 | 12:11

Do habiteni se cilat janë 10 profesionet më të paguara në SHBA

New Yorku është shteti më i madh i financave dhe kapitalit të mediave në Shtetet e Bashkuara po ashtu është vendi me punëdhënës më të shumtë dhe paga më të larta në botë, transmeton Gazeta Metro.


Duke i shfrytëzuar të dhënat nga zyreja e Laboratorit të Statistikave të Punësimit këto janë 10 vendet e punës më pagat më të larta në shtetin e New York

Këto statistika janë matur në vitin 2017 dhe janë analizuar 762 kategori të llojeve të punës.

1.       Anesteziologët

Anesteziologët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë në listën për pagën më të lartë mujore.

Paga mesatare vjetetorë është $271,510t

Të punësuar si anesteziologë  në New York janë 1,410 persona

Puna e tyre është të administrojnë mjekët anestetikë para, gjatë dhe pas operacionit dhe procedurave të tjera mjekësore.

2.       Kirurgët

Kirurgët kanë rrogën mesatare vjetore $239,690

Kirurgë të punësuar janë 1,740 persona

Puna e tyre është të trajtojnë sëmundjet lëndimet dhe deformimet me metoda kirurgjikale invazive, minimalisht invazive ose jo invazive.

3.       Kirurgët oral dhe maxillofacial

 

Paga mesatare vjetore e tyre është $237,920

Numri i njerëzve të punësuar në New York është 430

Puna e tyre është të kryejnë operacione dhe procedura të ndërlidhura në indet e forta dhe të buta të gojës dhe të rajoneve maksilofaciale.

4.       Dentistët

 

Paga mesatare vjetore e tyre është $234,900

Numri i njerëzve të punësuar është 110

Detyra e tyre është të egzaminojnë, diagnostifikojnë dhe trajtojnë anomalitë e dhëmbëve dhe anomalitë e zgavrës me gojë.

5.       Drejtor ekzekutiv

Paga mesatare vjetore e tyre është $217,650

Numri i njerëzve të punësuar është 12,440

Detyra e tyre është të përcaktojnë dhe formulojnë  politika dhe sigurimi i drejtimit të përgjithshëm të kompanive apo organizatave private dhe publike në kuadër të udhëzimeve të krijuara nga një bord drejtorësh ose organi qeverisës së ngjashme.

6.       Gjinekologët

Paga mesatare vjetore e tyre është $212,980

Numri i njerëzve të punësuar në New York është 1,200

Detyra e tyre është të ofrojnë kujdes mjekësor në lidhje me shtatzëninë ose lindjen dhe të diagnostikojnë, trajtojnë dhe ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të femrave.

7.       Menaxherët financiarë

Paga mesatare vjetore e tyre është $205,500

Numri i njerëzve të punësuar në New York është 40,570

Detyra e tyre është të planifikojnë, drejtojnë ose kordinojnë aktivitetet financiare.

8.       Psikiatrit

Paga mesatare vjetore e tyre është $201,220

Numri i njerëzve të punësuar është 3,700

Detyra e tyre është të planifikojnë diagnostikojnë, trajtojnë dhe ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të mendjes.

9.       Dentistët, të gjithë specialistë e tjerë

Paga mesatare vjetore e tyre është $200,140

Numri i njerëzve të punësuar është 370

Kjo është një kategori zaptore për dentistët që nuk mbulohen në grupe të tjera profesionale.

10.   Menaxherët e shitjeve

Paga mesatare vjetore e tyre është $197,780

Numri i njerëzve të punësuar është 21,420

Detyra e tyre është të planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë shprendarjen dhe lëvizjen aktuale të një produkti ose shërbimi tek klienti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë