Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar ashpër ndaj Dhomave të Specializuara të Hagës, pasi nuk kanë treguar se çfarë ka ndodhur me akuzat e supozuara për Presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin, shkruan Gazeta Metro.
Sipas OVL e UÇK, Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë edhe kur ka kaluar afati ligjor për një vendim, nuk kanë treguar se çka ka ndodhur me aktakuzën kundër Thaçit dhe Veselit, dhe për këtë do t’i drejtohen Kushtetueses.
“Për që është edhe pa mandat dhe vepron kundërligjshëm, edhe këtë ua kemi thënë dhe për këtë jemi duke punuar për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e tyre.
Ky është reagimi i plotë:
Për që është Gjykatë Speciale politike iu kemi treguar pa u themeluar dhe qysh në kohën e themelimit të saj;
Për që është edhe pa mandat dhe vepron kundërligjshëm, edhe këtë ua kemi thënë dhe për këtë jemi duke punuar për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës;
Për që është Gjykatë e shantazheve, kjo po merret vesh sidomos tani me mos tregimin se a u konfirmua apo u hodh poshtë aktakuza ndaj presidentit të Kosovës;
Pak ka rëndësi se a japin miliona nga BE, por rëndësi ka që këtë të keqe ta ndalojmë NE. /gazetametro.net