Loading…

‘Do ta gëlltisin, por në një formë shumë më të keqe’: Mustafa për formimin e Asociacionit

  • 08/02/2023 | 23:10

‘Do ta gëlltisin, por në një formë shumë më të keqe’: Mustafa për formimin e Asociacionit

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë komentet e tij rreth çështjes së Asociacionit, duke thënë se, të dy çështjet si ajo e demarkacionit dhe ajo e Asociacionit, janë kauza të rrejshme, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa, ka në deklarimin e tij ka shtuar se, në mënyrën se si po shkon procesi i Asociacionit, edhe ata që e kanë kundërshtuar do ta pranojnë, apo siç ka thënë vetë Mustafa ‘‘do ta gëlltisin këtë, por në një formë shumë më të keqe’’.

Pos këtyre, ish-kryeministri ka komentuar edhe planin franko-gjerman.

Ai për këtë propozim, ka deklaruar se siguron stabilitet porse, nuk arrihet njohja e Kosovës nga Serbia.

“Të dy kauzat, demarkacioni dhe Asociacioni janë të rrejshme. Siç po shkojnë proceset, këta që e kanë kundërshtuar, do ta gëlltisin edhe këtë, por në një formë shumë më të keqe. Vetëqeverisja do të jetë më shumë se Asociacion. Por më vonë sipas platformës në diskutim, deri në vitin 2030, do të vazhdojë dialogu me Serbinë, kurse më vonë do të bisedohet për vetëqeverisjen e tyre. Kjo marrëveshje franko-gjermane, siguron stabilitet, por nuk kemi njohje nga Serbia. Nuk kemi as garancë se në vitin 2030, Serbia do të na njeh”, ka thënë ndër tjerash Mustafa në një në intervistë për ‘RTK Prime’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë