Loading…

Hoti: Do të hiqen vizat e bëhet Ushtria, s’jap afate kohore

  • 27/05/2017 | 10:50

Hoti: Do të hiqen vizat e bëhet Ushtria, s’jap afate kohore

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se në Qeverinë Mustafa janë krijuar 40 mijë vende të punës.


Ai poashtu ka thënë se Kosova gjatë kësaj kohe është orientuar nga Perëndimi, njofton Klan Kosova.

Hoti ka thënë se duhet të ndalet krimi dhe korrupsioni në Kosovë derisa ka  shtuar se nuk jep afate as për heqjen e vizave e as për krijimin e Ushtrisë së Kosovës nëse ai zgjedhet kryeministër.

Por sipas tij, ndonëse nuk jep afate, ai siguron se do të bëhen të dyjat.

Këto komente Hoti i ka bërë në takimin me strukturat e LDK-së dhe bizneseve në qytetin e Ferizajt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë