Loading…

Do të ja urojë fitoren Ramiz Lladrovcit

  • 18/12/2016 | 19:46

Do të ja urojë fitoren Ramiz Lladrovcit

Disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve në Drenas ka folur edhe kandidati i NISMA për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj. Ai ka thënë se do ta urojë kundërkandidatin e tij Ramiz Lladrovci, nëse ai fiton.


Për rezultatet e para të dala ai ka thënë se nuk beson që ka diçka reale nga kjo sepse ende nuk kanë ardhur rezultatet nga tereni.

Ai ka thënë se beson se do të jetë fitues, por për këtë ka thënë se do të vendos qytetari.

Xhemajlaj ka thënë se do të urojë Lladrovcin nëse ndodh që fiton pas certifikimit të rezultateve, ndërsa nuk pret që të urohet nga Lladrovci.

”Deri më tani nuk kemi parë që ata të urojnë. Unë për vete nuk e kam këtë ngarkesë, gjithsesi do të ja uroj”, ka thënë Xhemajlaj.

Ai ka thënë se nuk ka pasur incidente që do ta prishtin imazhin e procesit. Por, sipas tij kanë qenë disa parregullsi, si psh në Terstenik ku është tentuar të votohet  më shumë se një herë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë