Loading…

‘Do të jetë kampion i padiskutueshëm’: Cila skuadër sipas Munishit, do ta fitojë Superligën këtë sezon?

  • 01/10/2023 | 23:10

‘Do të jetë kampion i padiskutueshëm’: Cila skuadër sipas Munishit, do ta fitojë Superligën këtë sezon?

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka folur në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini rreth garës për titull këtë sezon në Superligën e Kosovës


Ismet Munishi ka thënë se skuadra e Ballkanit do të harxhojë energji në garat evropiane dhe Drita duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi në elitën e futbollit kosovar.

“Ballkani do të lodhet në garat evropiane, do të ketë ndeshje jashtëzakonisht të forta. Lojtarët do të harxhohen edhe emocionalisht edhe fizikisht. Drita duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë që t’i afrohet Ballkanit, i cili për mendimin tim deri këtu çka kemi parë është skuadër fantastike dhe po luajnë futboll fantastik,” ka thënë ai.

Megjithatë, Munishi përsëri beson se skuadra nga Suhareka sërish do të shpallet kampion i Superligës së Kosovës.

”Por, tani e pret Ballkanin një periudhë jo e lehtë, e rivalët duhet domosdoshmërisht ta shfrytëzojnë nëse dëshirojnë t’i afrohen dhe t’i bëjnë konkurrencë deri në fund. Por, mendoj që gjasat jashtëzakonisht reale dhe çka kemi parë deri tash, Ballkani do të jetë kampion i pasdikutueshëm,” tha ai ndër të tjerash.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë