Loading…

‘Do të ketë dhunë, trazira sociale’: Parashikimi frikësues për botën nëse kriza e koronavirusit vazhdon

  • 26/03/2020 | 21:41

‘Do të ketë dhunë, trazira sociale’: Parashikimi frikësues për botën nëse kriza e koronavirusit vazhdon

Kriza e koronavirusit mund të çojë në trazira sociale, dhunë dhe papunësi masive, ka paralajmëruar një ekspert I biznesit, transmeton Gazeta Metro.


Jacob Ëallenberg paralajmëroi për kërcënimin ekonomik nga masat e marra nga qeveritë, në përgjigje të koronavirusit. Kjo vjen pasi vendet në mbarë botën janë izoluar në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Ëallenberg tha nëse kriza vazhdon, papunësia mund të arrijë deri në 30 përqind dhe ekonomitë mund të kontraktohen me 30 përqind.

Ai i tha Financial Times: “Nuk do të ketë shërim. Do të ketë trazira sociale. Do të ketë dhunë.

“Qytetarët do të vuajnë në mënyrë dramatike: disa do të vdesin, të tjerët do të ndjehen tmerrësisht keq.”

Industrialisti shtoi se ai dëshironte të nxiste një debat për pasojat afatgjata të pandemisë.

Ai tha: “Unë jam i frikësuar nga pasojat për shoqërinë.

“Unë dua të jap mendimin – çfarë tjetër mund të bëjmë? Tani për tani, ne po shkojmë vetëm në një rrugë. Ne duhet të peshojmë rreziqet e ilaçit që prekin pacientin në mënyrë drastike.’’

Deri tani rreth 470,800 njerëz janë infektuar në të gjithë botën me koronavirus, dhe mbi 21 mijë kanë vdekur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë