Ish-emisari i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dëmtuar reputacionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
“Dëgjoj këtë në mënyrë të vazhdueshme nga Departamenti i Shtetit dhe njerëzit që punojnë aty, janë shumë të frustruar me Albin Kurtin”, tha Grenell në një intervistë për T7. Sipas Grenellit, kryeministri Kurti ka ndërmarrë “veprime unilaterale” që kanë sjellë dënimin nga komuniteti ndërkombëtar si kurrë më parë.
“Kosova ka qenë gjithmonë një mik unik për SHBA-të, por të kesh dënim nga Departamenti i Shtetit i Joe Biden dhe Demokratët, të kesh dënim nga Shtëpia e Bardhë e Joe Biden dhe demokratët ndaj një udhëheqësi të Kosovës është e paprecedentë dhe e tërë unike”, shtoi ai.
Ish diplomati amerikani renditi ato që i konsideron lëshime të kryeministrit Kurti që sollën deri tak ndëshkimi nga bashkësia ndërkombëtare, duke theksuar se të dyja palët janë fajtore në përkqeësimin e situatës, por veprimet e njëanshme të Kurtit nuk kontribuojnë në një atmosferë të paqes dhe theksoi
“Të dyja palët janë fajtore, nuk ka dyshim për këtë. Por tani komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar që Albin Kurti ka ndërmarrë veprime unilaterale në veri. Mendoj se gjermanët, francezët, evropianët në përgjithësi, kemi parë KFOR, forcat e NATO-s, administratën e Joe Biden, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, të gjithë e kanë dënuar Albin Kurtin për veprimet e tij në veri. Ai nuk po merr vendime të mira për të krijuar një atmosferë të paqes. Unë isha në pjesën veriore, duke shtyrë serbët të mbështesnin idenë që oficerët e policisë e Kosovës që ishin arrestuar dhe mbajtur duhet të liroheshin. Nuk mendoj se ishte një veprim i mirë për të krijuar një atmosferë të paqes. Prandaj i pamë të lirohen dhe mendoj se është një gjë e mirë. Por komuniteti ndërkombëtar ishte i qartë se nuk duhet të kemi njësitë speciale, mund të kemi policë që patrullojnë zonën veriore, por nuk mund të dërgoni njësite speciale që qarkullojnë rreth ndërtesave komunale në Kosovë. Kjo është çfarë tha komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë forcat e NATO-s. Ata i kërkuan z. Kurti që menjëherë të zhvillojë zgjedhje të vërteta atje, jo zgjedhje të rreme që janë bërë. Kjo nuk është bërë. Ne e dimë që për vite të tëra janë bërë marrëveshje të shumta për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo nuk është bërë, kështu që Albin Kurti ka ndryshuar reputacionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. E di që ka shumë njerëz në Kosovë që e duan Albin Kurtin dhe më pëlqen mesazhi i tij kundër korrupsionit dhe pastrimit të qeverisë së Kosovës, ka shumë korrupsion në Ballkan, dhe më pëlqen ky aspekt. Më pëlqen që flet për përfshirjen e të rinjve. Dhe sigurisht që kemi parë shumë të rinj të përfshirë. Por të mos kemi dyshim, Albin Kurti ka ndërmarrë veprime unilaterale që kanë sjellë dënimin nga komuniteti ndërkombëtar si kurrë më parë. Kosova ka qenë gjithmonë një mik unik për SHBA-të, por të kesh dënim nga Departamenti i Shtetit i Joe Biden dhe Demokratët, të kesh dënim nga Shtëpia e Bardhë e Joe Biden dhe Demokratët ndaj një udhëheqësi të Kosovës është e paprecedentë dhe e tërë unike, dhe populli i Kosovës duhet ta kuptojë se deklarata e 3 qershorit që komuniteti ndërkombëtar bëri, duke kërkuar nga Albin Kurti të ndalojë veprimet unilaterale dhe të ndërmarrë hapa specifikë… ai nuk e ka bërë këtë, dhe do të ketë pasoja. Dëgjoj këtë në mënyrë të vazhdueshme nga Departamenti i Shtetit dhe njerëzit që punojnë aty, janë shumë të frustruar me Albin Kurtin.”