Loading…

‘Do të shkelet ligji me dy këmbë’: Nga ASK shpresojnë që Qeveria nuk do t’ia marrë parat nga të hyrat vetanake

  • 04/12/2022 | 15:12

‘Do të shkelet ligji me dy këmbë’: Nga ASK shpresojnë që Qeveria nuk do t’ia marrë parat nga të hyrat vetanake

Qeveria e Kosovës në projektligjin për buxhet i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ka paraparë që mjetet e pashpenzuara të komunave t’i kthehen në buxhetin e shtetit. Por në Asociacionin e Komunave të Kosovës, shpresojnë që niveli qendror nuk do ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake sepse me këtë veprim do shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike, atë për financa lokale por edhe kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale.


Sazan Ibrahimi nga AKK, ka thënë për KosovaPress se përkundër sfidave, bllokadave dhe problemeve që komunat janë ballafaquar këtë vit me fajin e nivelit qendror, ato deri në fund të vitit do i shpenzojnë mbi 50% të mjeteve për investime kapitale që si % është më mirë se sa që niveli qendror ka shpenzuar në % për investime kapitale.

“Shpresojmë që niveli qendror për fajin e vet nuk do ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake sepse me këtë veprim do shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike atë për financa lokale por edhe me të dy këmbët do shkelë mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale”, ka thënë ai.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim buxhetin e Kosovës prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, ku 660 milionë i dedikohen qeverisjes lokale dhe komunave, me një rritje për rreth 100 milionë euro, nga 560 sa ishin në vitin 2022. Megjithatë, me këtë ndarje janë shprehur të pakënaqur disa nga drejtuesit e komunave.

Për projektligjin e buxhetit ankesa kishte Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku kanë thënë se në vitin 2020 komunat kanë pranuar 21.7% të mjeteve buxhetore nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2021, 22.1%, kurse në vitin 2022 kjo ka rënë në 19.6. Ndërsa në vitin 2023, do të jetë 20.5%.

Lidhur me këtë projektligj, Qeveria është akuzuar nga Asociacioni i Komunave dhe partitë politike edhe sa i përket autonomisë financiare të komunave, pasi është paraparë që mjetet e pashpenzuara nga viti paraprak të bëhen pjesë e Fondit të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë