Loading…

‘Do të vendoset në Zvicër’: Skulptori zbulon se kush e porositi statujën e Skënderbeut

  • 26/03/2023 | 20:52

‘Do të vendoset në Zvicër’: Skulptori zbulon se kush e porositi statujën e Skënderbeut

Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e  tij më të fundit, ai ka bërë një skulpturë gjigante të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.


Sipas skulptorit, kjo vepër ka qenë kërkesa e një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falënderimi për shtetin zviceran.

“Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falenderuar shtetasin zvcerian për të gjitha ato që  ata i kanë bërë për komunitetin tonë.

Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të  gjejë një shenjë falenderimi e cila do jetë unifikuese, ai përveçse  është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve.

Kështu që do vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar por besoj se brenda këtij viti do të promovohet”,-tha për Euronews Albania skulptori Gëzim Muriqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë