Organizata e veteranëve të luftës së UÇK’së doli pas takimit të Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit të zhgënjyer dhe nevrikosur mesa duket dhe e konsiderojnë tashmë të dështuar si përpjekje, transmeton Gazeta Metro.
Në njoftim të OVL-UÇK’së të të shtunës e theksojnë se qasja e kryeministrit Albin Kurtit ishte qëllmisht zvarritëse dhe se durimi po iu soset me siç e cilësuan një qasje të papërgjegjshme të pushtetit.
“Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund.”
Shtojnë dhe nënvizojnë se do të ketë pasoja për indinjatën e tyre e cila do të shprehet me protesta popullore që më 5 tetor para parlamentit kosovar. Afat kanë përcaktuar për një ujdi politike deri të dielën.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit.
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.
Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel.
Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës. Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi.”./gazetametro.net