Sipas një kirurgu dhe profesori në Universitetin e Sunderland mjekroshët paskan përparësi në mbrojtje nga sëmundjet në krahasim me burrat me fytyrë të rruar. Burrat që e panë këtë postim menjëherë thanë se do të marrin leje nga gruaja që ta hedhin briskun, transmeton Gazeta Metro.
Ky mjek Karan Rangarian postoi një video në rrjete sociale TikTok ky arsyetonte këtë dhe këshillonte burrat se leshi në fytyrë është i dobishëm për shëndetin e tyre.
“Rezultati i studimit, në kuadrin e të cilit janë krahasuar dhe hulumtuar punëtorë shëndetësorët pa mjekër dhe me të, u zbulua se burrat me fytyrë të rruar janë tre herë më në rrezik të infektimit me bakterin MRSA (Meticilin rezistentni stafilokokus aureus)” sipas Rangarian.
Bëhet fjalë për një baktere që reziston shumë antibiotikëve dhe është më e vështirë të shërohet.
Sipas tij “arsyeja mund të jetë se të rrojtja shkakton mikro gërvishtje që janë vendi i përsosur për shumim të këtyre baktereve” vazhdoi ai.
@dr.karanr Beard gang #beard #movember #menshealth #schoolwithdrkaran ♬ original sound – The Boyces
Ai vazhdoi me të tjera arsye në vazhdim të videos që ka nxitur diskutime të ndryshme. Një prej tyre u gëzua se gjeti një arsyetim që t’ia tregoj gruas që e qorton se është përtac.
“Gruaja ime mendon se e lë mjekrën, pasi përtoj të rruhem. Do t’ia tregoj gruas këtë. Përveç kësaj edhe dukem më burrëror” shkruante ai person./gazetametro.net