Loading…

‘Do t’ju rrjepim si Serbi’: Dy radikalët katolik të Shqipërisë kundërshtojnë shkuarjen e kosovarëve në deti

  • 13/08/2019 | 13:33

‘Do t’ju rrjepim si Serbi’: Dy radikalët katolik të Shqipërisë kundërshtojnë shkuarjen e kosovarëve në deti

Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ofendimet ndaj kosovarëve dhe maqedonasve janë nga më të rëndat duke sharë e deri tek ofendimet e tilla që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët, shkruan Gazeta Insajderi.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, ka thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku.

Tutje njëri nga radikalët tjerë i quajtur Anton Zefi, bënë thirrje se nëse shohin në plazhet dhe trojet shqiptare ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedinia do t’i rrahin ose siç thotë ai do “t’ju rrjepim”.

“Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim”, ka thënë, Anton Zefi.

Përveç kësaj ata kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene pushuesit të cilët kanë shkruar për pushime në plazhet e Shqipërisë.

“Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”, ka vazhduar ofendimet Marku.

https://video.gjirafa.com/do-t-ju-rrjepim-si-serbi-radikalet-katolik-te-shqiperise-kundershtojne-shkuarjen-e-kosovareve-ne-deti

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë