Loading…

Do t’u rikthehet fitoreve: Labi konfirmon se do të kandidojë për kryetar komune

  • 12/10/2019 | 23:31

Do t’u rikthehet fitoreve: Labi konfirmon se do të kandidojë për kryetar komune

Ndonëse mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës, ish-kandidati për deputet Labinot Tahiri thotë se fitores do t’i rikthehet duke kandiduar për kryetar të Komunës, kur të jenë zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.


Në një intervistë së fundi për Klan Kosova, Labi akuzon komisionerët e partisë me të cilën kandidoi, AAK’së, se ia vodhën disa vota.

“Ka pas komisionerë  të pagum aty për me i kap votat e mija, me ia vendos dikujt tjetër. S’ka mundësi me ra une në 4 mijë vota”, ka thënë Tahiri.

Ai thotë se përvoja me zgjedhjet e 6 tetorit nuk e ka zhgënjyer, pasi që të njëjta ka pasur edhe me veprimtari të tjera.

Tahiri tha se nuk do të dorëzohet, duke synuar që t’i rikthehet edhe një herë fitoreve.

“Unë nuk do të dorëzohem, nuk e di a me ndonjë parti apo i pavarur, do të kandidojë për kryetar komune”, tha ai.

Kujtojëm se AAK në këto zgjedhje ka arritur  të dalë e katërta parti në radhë, duke marrë vetëm 11.97 përqind të votave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë