Loading…
Do t’ua ndryshojnë jetën: 10 këshilla të psikologut të famshëm
  • 15/04/2019 | 15:35

Do t’ua ndryshojnë jetën: 10 këshilla të psikologut të famshëm

Provoni ta përvetësoni së paku ndonjërin nga këshillat e psikologut e farmaceutit francez, Émile Coué, krijuesit të metodës së njohur të psikoterapisë – përsosja në bazë të autosugjestionit optimist, transmeton Gazeta Metro.


“Unë askujt nuk i imponoj asgjë, unë thjesht i mësoj njërëzit të bëjnë atë që do të donin ta bëjnë, por ata kryesisht mendojn ë se janë të paaftë ta bëjnë këtë. Mes meje e tyre nuk ka konflikt, vetëm bashkëpunim. Unë nuk ndikoj në ta, por forca e cila ekziston në ta dhe unë vetëm i mësoj se si ta përdorin”. (Émile Coué)

1. Vitet nuk na bëjnë të vjetër, por besimi se jemi të vjetër. Ka njerëz të cilët janë të rinj në moshën 80-vjeçare, ndërsa edhe të tillë të cilët janë pleq që në të 40-tat.

2. Altruisti (ai që kujdeset për mirëqenie e të tjerëve) edhe pa e kërkuar e gjen atë që egoisti nuk e gjen as kur e kërkon.

3. Sa më shumë të mira t’u bëni të tjerëve, aq më shumë i bëni vetes.

4. Kur dy persona jetojnë bashkë, toleranca, në dukje e dyanshme, gjithmonë është meritë e një personi.

5. A dëshironi që kurrë të mos mërziteni?

6. Kini shumë ide, e kur të lodheni me njërën prej tyre, merruni me tjetrën.

7. Prirjet e trashëguara ekzistojnë për shkak të idesë se ato do të realizohen.

8. Nuk është me rëndësi prej kah vjen e keqja, është me rëndësi të luftosh kundër saj.

9. Gjithmonë duhet thjeshtësuar, jo komplikuar.

10. Stoikët janë mbështetur jo në thënien “Unë nuk dua të duroj”, por në “Unë nuk duroj”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë