Loading…

Do zgjedhim ‘Miss Gjyshen’ nga Ferizaj: Kandidati i VV’së bën premtimin e pazakontë

  • 11/10/2021 | 22:46

Do zgjedhim ‘Miss Gjyshen’ nga Ferizaj: Kandidati i VV’së bën premtimin e pazakontë

Kandidati për kryetar të Ferizajit, Valon Ramadani, nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një premtim të pazakontë nëse fiton zgjedhjet, duke vazhduar kështu premtimet enorme e ‘’të çuditshme’’ që vinë shpesh nga kjo parti për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Metro.


Ramadani tha se në Ferizaj do mbahet një Festival i përvitshëm ku do zgjedhet ‘’supergjyshja e vitit’’, për moshën e tretë.

‘’Pikë që e kemi në programin tonë që nuk i ka shkuar në mend askujt në asnjë palë zgjedhje, ne e kemi bërë premtim. Kemi me mbajtë një festival do organizohet në mënyrë profesionale, dhe do zgjedhet supergjyshja e vitit, për moshën e tretë të gjysheve tona. Pra do zgjedhet Miss Gjyshja në Ferizaj, për arsye se askush nuk po i përmend’’, tha Ramadani.

Kujtojmë se premtimet elektorale të VV’së shpeshherë në këto zgjedhje dalin të jenë të çuditshme. Njësoj veproi edhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, i cili tha se do hapin ‘’fabrikë grash’’ nëse fitojnë zgjedhjet e 17 tetorit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë