Loading…
Dobitë dhe dëmet e kafesë
  • 16/01/2019 | 12:37

Dobitë dhe dëmet e kafesë

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokrrave të pjekura të kafesë, që rrjedhin nga druri i kafesë, trasmeton Gazeta Metro.

Kafeja është bimë që rritet vet dhe që është zbuluar para rreth 1.000 vitesh e që vazhdon të përdoret si pije edhe në ditët e sotme. Ka një aromës dhe shijej të mrekullueshme.

Por, si cdo tjetër e shijshme sjell edhe dëme.

Përdorimi i tepërt i kafes mund të jetë i dëmshëm, sidomos te personat labilë, meqë në vete përmban kafeinë, substancë që gjendet edhe në çaj, çokollatë, pije joalkoolike të gazuara e që ka veprim stimulues. Nuk mohohet fakti që kafja ka veprim stimuluesnjë kohë, por ky efekt dobësohet me rritjen e konsumimit, meqë rritet përqendrimi i substancave toksike dhe thartirës.

Karakteristika themelore e kafes si pije, përpos efektit të këndshëm të shijes dhe aromës së saj, ka të bëjë me ndikimin stimulues të saj në sistemin nervor qendror dhe në sistemin kardiovaskular. Për këtë shkak, në sasi të vogla, kafja ka veprimpozitiv në aktivitetin fizik dhe psikik.

Kafja është burim i pasur i niacinës, vitaminës që është e dobishme për lëkurë dhe që ndikon në humbjen e kileve të tepërta.

Mendohet se pirja e 3-4 filxhanëve kafe në ditë nuk është e dëmshme, por nëse e teproni, atëherë mund të keni probleme me gjumë, që të keni ankth, dhembje të kokës, aritmi të zemrës, etj. Kafja po ashtu mund të shkaktojë edhe vartësi, duke ju shkaktuar kokëdhembje dhe dëshirë të madhe për ta marrë, sikur droga. Në fund, mund të themi se kafja është një pije e mrekullueshme dhe e dobishme, nëse nuk teprohet me të. Sikur edhe me të gjitha gjërat, fundja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë