Loading…

Dobruna zbulon se Specialja e ka pyetur si i dyshuar për rastin e “pushkatimit” të ministrit kosovar

  • 29/09/2020 | 21:37

Dobruna zbulon se Specialja e ka pyetur si i dyshuar për rastin e “pushkatimit” të ministrit kosovar

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, është intervistuar nga Gjykata Speciale dy vite më parë si i dyshuar, shkruan Gazeta Metro.


Dobruna për herë të parë ka folur rreth këtij intervistimi nga Specialja dhe ka bërë me dije se çfarë e kanë pyetur prokurorët e Dhomave të Specializuar.

Ai ka deklaruar se është intervistuar si i dyshuar në lidhje me ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçi, të cilin dikur e kishte urdhëruar me pushkatim.

Dobruna ka thënë se të gjitha pyetjet kanë qenë rreth anëtarit të AAK’së, Blerim Kuçi.

“Për çështjen e Blerim Kuqit, krejt është sjellë për atë”, ka thënë shkurt Dobruna duke deklaruar se është i dyshuar, transmeton Gazeta Metro.

“Veç për veti rreth vetvetes kam folur, për askënd tjetër”, tha Dobruna në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se gjatë luftës, Dobruna kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, me pretekstin se ai kishte dezertuar gjatë luftës duke ikur nga UÇK’ja.

“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar,unë jo por ligji”, kishte deklaruar Dobruna në një intervistë dhënë Klan Kosovës para disa viteve, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Specialja deri tani ka arrestuar tre persona, Salih Mustafa – “Cali”, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë