“Serbët e BH’së së atëhershme nuk ishin për ndarje nga Jugosllavia dhe populli serb nuk ka marrë pjesë në referendum”. Kështu e ka komentuar Ditën e Pavarësisë së Bosnje dhe Hercegovinës lideri i serbëve në BH, Milorad Dodik.
Ai, ka deklaruar se 1 marsi është provokim dhe ofendim, dhe se kjo datë nuk është festë për serbët e as që do të jetë ndonjëherë, transmeton gazetametro.net.
“Për serbët kjo është ditë e zezë, sepse atë ditë në Bashqarshi është vrarë krushku serb. Ditë e zezë sepse është gjetur njëri i cili ka guxuar të qëlloj në krushqi dhe të vras një krushk. Një marsi do të thotë mesazh për të tjerët se duhen të pranojnë majorizimin dhe se mendimi i vetëm njërës anë, ashtu qysh ata dëshirojnë, është i saktë”, ka thënë Dodik për agjencinë SRNA.
Ai ka theksuar se pikërisht kërkesa e anëtarit të Kryesisë së BH Bakir Izetbegovic për revizionin e aktgjykimit kundër Serbisë më së miri tregon për këto qëllime.
Ai ka thënë se ky tentim i cili vjen nga Sarajeva është provë se BH si e tillë nuk mund të ekzistojë dhe të mbijetojë. /gazetametro.net