Loading…

Dodik tërheq llafet për luftë në Bosnje pas takimit me Escobar, sanksionet mbesin opsion

  • 08/11/2021 | 15:28

Dodik tërheq llafet për luftë në Bosnje pas takimit me Escobar, sanksionet mbesin opsion

Anëtari serb i presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, që e priti asistentin e zëvendës sekretarit të shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, në një takim të pa aranzhuar fillimisht, doli nga aty  ‘i kënaqur e i frustruar’ siç tha. Këtë herë doli pa të shara për diplomatin amerikan por tha se për disa çështje ka mospajtime por do të vazhdojnë të flasin, transmeton Gazeta Metro.


Takimi mes Escobar dhe Dodik nuk ishte planifikuar që nga fillimi e vjen pikërisht pas konfrontimeve mes tyre. Dodik kishte publikuar stenogramin e bisedës së fundit me diplomatin amerikan, ku kishte theksuar posaçërisht të sharat. Sot tha se e kanë diskutuar edhe atë çështje.

“Më duhet ta them se kemi zgjedhur disa prej çështjeve tona, këtë herë kishte disa tema, e para ishte atmosfera e tensionuar pas përmendjes së luftës dhe si ai edhe unë e konsiderojmë se ajo temë s’ka bazë. Luftën si opsion askush nga Republika Srpska se ka përmendur. Në këtë aspket jemi të pajtimit se duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti. I ofrova një gjë korrekte, e ajo që është se ata që do të vringëllijnë armët duhet të jenë objekt i sanksioneve dhe veprimtarisë së forcave ndërkombëtare. Lufta nuk është opsion i zgjidhjes së këtyre çështjeve. Sa i përket DAyton nuk kemi probleme, ne këtë nuk e shohim në formën që e që vazhdimisht lidhet me grabitjen nga Republika Srpska, e ne jemi për BeH kushtetuese e për këtë e kam njoftuar Escobar” tha Dodik.

Ambasada amerikane në Sarajevë kishte hedhur poshtë disa prej pretendimeve të Dodik që kishte bërë insinuata se entiteti serb ka të drejtën e shkëputjes dhe formimin e forcave të armatosura, që i ndalohen edhe me marrëveshjen e Dayton dhe kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës. Sot Dodik nuk i përmendi këto por vazhdoi të paraqitet sfidues gjykatën kushtetuese dhe drejtësinë e Bosnjës e Hercegovinës.

“Ne nuk kemi synim të shkelim integritetin territorial. Nuk kam nevojë t’i arsyetohem askujt për asgjë, i tregova që po përgatisim dokumente, dhe se do të shkojmë në kuvendin e Republika Srpska, do të tërheqim disa prej pëlqimeve tona dhe në periudhë prej 6 muajsh do të miratojmë legjislacion të ri. Ai i konsideroi kundërshtimet tona si frustrim, po patjetër, jemi fort të frustruar nga rrenat. Republika Srpska do të vazhdoj të kujdeset për veten, e ne jemi ata që po shpëtojmë tregimin për Bosnje e Hercegovinën. Biseduam edhe për çështjet ekonomike, për nismën Ballkani i Hapur, të cilën myslimanët e paramendojnë si një tregim serbomadh” tha Dodik.

Ai shtoi se nuk mund të pranojnë as gjykatën kushtetuese as gjyqësorin e Bosnje e Hercegovinës dhe nuk do të hezitojmë të vazhdojmë me veprimtarinë tonë dhe këtë qartë ja kam shprehur Escobar, ai tha se duhet të vazhdojmë të flasim dhe unë jam për këtë. Jam i kënaqur me takimin, tha Dodik.

Zëvendës sekretari i shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor dhe vendi i parë ky zbriti ishte në Sarajevë pas krizës së shkaktuar nga Dodik.

Escobar pas takimit me Dodik dhe përfaqësuesit serbë të kuvendit të republika Srspka tha se porosia kryesore që do të dëgjoni nga liderët e vendit është që luftë s’do të ketë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë