Loading…

Dodik ‘vajton’: Bosnja e Hercegovina është kolonia e vetme në Europë, të huajt po na trazojnë

  • 27/12/2021 | 17:56

Dodik ‘vajton’: Bosnja e Hercegovina është kolonia e vetme në Europë, të huajt po na trazojnë

Përfaqësuesi serb në presidencën e Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, që është në qendër të kritikave dhe cak i sanksioneve të pritura nga SHBA dhe BE për nxitje të krizës në atë shtet. Dodik vazhdoi me pretendimet e tij se po mbron kushtetutën, transmeton Gazeta Metro.


“Ne jemi kolonia e vetme në Europë” tha Dodik për gazetën gjermane Die Welt dhe shtoi se sipas tij “në Bosnje e Hercegovinë nuk ekziston nivel nacional, por një nivel i përbashkët,  që është konfirmuar me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Srpska dëshrion që kjo të respektohet dhe asgjë më shumë” tha Dodik.

Ai vazhdoi me të tijën se nuk është ai pengesa dhe se Milorad Dodik theksoi se problemi në Bosnje e Hercegovinë tha se problemi janë të huajt, as të zgjedhurit dhe as ata të emëruarit që bëjnë trazira në atë vend.

Përsëri Dodik këmbënguli se entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë, Republika Srpska, ka të drejtën e formimit të ushtrisë së vet dhe se kjo është e paraparë me kushtetutë. Ky pretendim është kontestuar disa herë nga të gjithë aktorët e Marrëveshjes së Dayton.

Përfaqësuesi i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte thënë javën e kaluar se e gjithë kjo krizë e shkaktuar dhe retorika etnike është mbulesë për mbulimin e aferave të korrupsionit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë