Loading…

Dodik vazhdon sulmin ndaj Schimdt-it: “Përfaqësues i vetëshpallur, nuk ka mandat”

  • 04/11/2021 | 14:30

Dodik vazhdon sulmin ndaj Schimdt-it: “Përfaqësues i vetëshpallur, nuk ka mandat”

Kreu i SNSD-së dhe anëtari i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, iu drejtua sallës së shtypit të Qeverisë së Republikës Srpska, duke thënë se RS mbetet e përkushtuar ndaj rendit kushtetues të BeH-së, i cili përbëhet nga 2 entitete dhe 3 popuj sovranë. .

“Asnjë akt i Përfaqësueses së Lartë në të kaluarën që ka pas imponimin e Ligjit nuk është i ligjshëm, i cili ka përjashtuar popujt përbërës dhe duke vepruar kështu ka pasur mbështetjen e një gjykate inkuizitore të quajtur Gjykata Kushtetuese. Në një përpjekje për ta bërë vendin më të suksesshëm, Republika Srpska po përpiqet të korrigjojë padrejtësitë me aktivitetet tona të paralajmëruara”, ka deklaruar Dodik.

“Ata”, vazhdon tutje Dodik, “vazhdojnë të krijojnë kushtet që RS të zhduket në fazën e parë, në mënyrë që guaska të jetë bosh dhe e urryer nga ata që jetojnë në të”.

Dodik i cili në mënyrë raciste dhe politikisht jo-korrekte boshnjakëve u referohet si “myslimanë”, i’u bëri thirrje “publikut mysliman, të paktën atij të arsyeshëm, që të na mbështesë për ta kthyer BeH-në në Rendin Kushtetues dhe në Kornizën e Dejtonit”.

“Sarajeva po përpiqet të shpëtojë të rrëmbyerit nga akuzat dhe ata kanë angazhuar një mburojë të plotë botërore. Pra befas mund të shohësh disa Webera, Serwera, Bugajski që janë zgjuar papritur dhe po përpiqen të imponojnë disa nga pikëpamjet e tyre”, ofshau Dodik në delirin e tij diskursiv.

“E gjitha kjo duket si akuzë dhe krijon një atmosferë për të penguar investimet dhe për të krijuar një situatë të vështirë në të cilën ata sugjerojnë se si të zgjidhet diçka. Ata synojnë kontrollin dhe dominimin e plotë të muslimanëve në BeH”.

“Sulmi i tyre i vazhdueshëm ndaj RS thotë vetëm një gjë dhe kjo nuk do t’i qetësojë derisa të transferojnë gjithçka në nivelin e Sarajevës”, vazhdoi ai.

Ai ka përsëritur akuzat ndaj Sarajevës zyrtare, të cilën e lidh ngushtë me Përfaqësuesin e Lartë të BeH-së, Christian Schmidt-it, të cilit i ka dërguar 2 mesazhe.

“Përfaqësuesi i Lartë është një person i vetëshpallur që nuk ka asgjë për t’iu referuar përveç vullnetit të disa vendeve. Do të jetë interesante të shihet se si do të sillet Schmidt, por unë do t’i them se çdo veprim i tij do të thotë që RS do të gjejë mekanizma”

“Më habit fakti që një njeri me atë përvojë politike mund t’ia kishte lejuar vetes këtë siklet”, deklaroi anëtari serb i Presidencës së BeH-së.

Ndërsa thotë se “Schmidt nuk ka mandat, kështu që nuk ka ZPR, vetëm se kjo nuk është e qartë për ata në Sarajevë”.

Raportin e “turpshëm”, thotë Millorad Dodik, “e ka shkruar AID, jo OSA, por shërbimi inteligjent i Alija Izetbegoviçit”.

“Nacionalistët boshnjakë e mbajnë politikën më së miri në atë që Sven alakaj bëri dje, diku i trashë. Ai lexon çfarë kanë shkruar klientët e tij, vetëm thotë se sa e mjerë është, të na rregullojnë të keqen, por dështuan”.

“Rezoluta nuk e përmend askund Përfaqësuesin e Lartë dhe raportin e tij, shkrimet nga Sarajeva mbeten bosh, ka përfunduar Dodik”, përcjell Oslobodjenje. /Albanianpost.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë