Loading…

Dogana bleu 1 mijë euro letra për banjo

  • 03/04/2018 | 14:41

Dogana bleu 1 mijë euro letra për banjo

Dogana e Kosovës ka nënshkruar së fundi kontratën për furnizim me letër higjienike.


Ky furnizim i Doganës së Kosovës i ka kushtuar buxhetit të vendit hiç më pak se 945 euro , tender ky me çmimin më të ulët pasi vlera e parashikuar e kontratës ishte 999 euro.

Kohëzgjatja e kësaj kontratë thuhet të jetë deri në përfundim të furnizimit por jo më shumë se një muaj.

Numri i kërkesave për tërheqje të Dosjes ë Tenderit ishin 10, numri i tenderëve të pranuar është 1, përderisa afati kohor për dorëzim të tenderëve ishte normal, shkruan Indeksonline.

Kontrata për furnizim, të letrave higjienike është nënshkruar me operatorin, NTP ‘Troja”, biznes ky i vendosur  në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë