Loading…

Dogana dhe ATK’ja grumbulluan 80 milionë euro më pak se vitin e kaluar

  • 09/07/2020 | 08:22

Dogana dhe ATK’ja grumbulluan 80 milionë euro më pak se vitin e kaluar

Ulja e importit dhe rënia e konsumit për shkak të pandemisë COVID-19 ka ndikuar që të hyrat doganore të pësojnë rënie në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, që nga fillimi i vitit ky institucion ka grumbulluar 493 milionë euro. Por, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këto të hyra janë 58 milionë euro më pak. Gjatë periudhës janar-qershor të vitit të kaluar të hyrat e Doganës ishin 551 milionë euro, shkruan KOHA.

Ndërsa ATK-ja gjatë kësaj periudhe ka raportuar se ka inkasuar 215.9 milionë euro, apo 22.6 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë për gazetën se arsye për këtë është rënia e importeve. Ai ka thënë se nga fillimi i vitit deri më tani ka pasur 1.6 miliardë euro importe. “Kjo paraqet ulje në krahasim me vitin e kaluar, pasi vitin e kaluar kishim 1.8 miliardë importe deri në këtë kohë”, ka thënë Stavlieci.

Megjithatë, eksportet, sipas tij, kanë pasur rritje krahasim me vitin e kaluar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë