Loading…

Dogana e Kosovës do vendoset në Portin e Durrësit: Rama tregon marrëveshjet me Hotin

  • 03/07/2020 | 12:22

Dogana e Kosovës do vendoset në Portin e Durrësit: Rama tregon marrëveshjet me Hotin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, në Tiranë, në një konferencë për media ka treguar për diskutimet që kanë pasur dhe për ato që janë pajtuar.

Rama ka thënë se janë pajtuar që të caktojnë një datë të re për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive në gjysmën e dytë të shtatorit, ndërkohë ka treguar se planifikojnë edhe një iniciativë të re në nëntor, ku do të mblidhen të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë e Shqipëri për të diskutuar sfidat dhe problemet.

“U takuam në rrethana të jashtëzakonshme. 48 orë më parë u takuam në Prishtinë. Sidoqoftë sot kemi mundësi të flasim më në detaje, në të gjitha aspektet e bashkëpunimit. Dhe do të vazhdojmë edhe pas kësaj konference të diskutojmë. Jemi dakordësuar që të caktojmë një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë të na mundësoi, në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event, që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh. Gjithmonë me shpresë që situata do të na mundësojë. Në Tiranë në pallatin e kongreseve në nëntor, duam që dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili do të jetë një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive, bashkë me ekipet e tyre mund të ndajnë praktikat e tyre dhe sfidat e përbashkëta”, ka thënë Rama.

Ai gjithashtu ka treguar se kanë biseduar për mundësinë që Kosova të ketë qasje në portin e Durrësit.

“Sot kemi folur edhe për doganën e Kosovës në Durrës. Kjo do të thotë që na duhet edhe një detajim teknik i marrëveshjes, që të mos lejojmë që burokracia të pengojnë zbatimin.”, ka thënë Rama.

Megjithatë ai ka thënë se do të vazhdojnë punën edhe më tej për finalizimin e një marrëveshje të tillë, duke thënë që mallrat që vijnë në portin e Durrësit të jenë të destinuara për Doganën e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se me një marrëveshje të tillë s’do të ketë nevojë fare për doganë në Morinë.

Rama ka thënë se po ashtu kanë folur edhe për njësimin e dokumentacionit të mallrave që eksportohen dhe importohen mes dy vendeve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë