Loading…
Dogana e Kosovës e gatshme për bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat e interesit reciprok
  • 02/08/2019 | 08:11

Dogana e Kosovës e gatshme për bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat e interesit reciprok

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha me bashkëpunëtorë, ishin sot në vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës ku është pritur nga Drejtori i përgjithshëm, Z. Bahri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, trasnmeton Gazeta Metro.


Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në fushën e standardeve  të sigurisë së aviacionit civil, në veçanti në aktivitetet e AAC-së në funksion të zbatimit të legjislacionit përkatës dhe rritjes së sigurisë së operimeve ajrore me mjete ajrore pa pilot (dronëve) dhe bashkëpunimin e dy institucioneve përkatëse në parandalimin e aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit siç janë sulmet laserike.

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, z. Berisha informoi të pranishmit për detyrat dhe përgjegjësitë e AAC-së në këtë fushë me rol jashtëzakonisht të madh në siguri të aviacionit civil si dhe për aktivitetet dhe planet e AAC-së në drejtim të parandalimit të aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit.

Në anën tjetër Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Bahri Berisha theksoi gatishmërinë e tij dhe të Doganës së Kosovës për bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat e interesit reciprok./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë