Loading…
Dogana kalon 400 milionë të hyra për buxhetin e Kosovës
  • 27/05/2019 | 10:00

Dogana kalon 400 milionë të hyra për buxhetin e Kosovës

Dogana e Kosovës në 5 mujorin e parë të këtij viti ka grumbulluar 412 milionë euro, shumë kjo që po konsiderohet në rritje, krahasuar me vitet e kaluara, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se Dogana po vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e  grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

Njoftimi i plotë:

Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar. Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euro (412 milion)  apo 7.6% më shumë. Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë