Loading…

Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara Han të Elezit

  • 04/10/2026 | 10:26

Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka kapur 13 mijë e 353 e 98 euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, transmeton Gazeta Metro.


Rasti është evidentuar më 3 tetor 2026, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

Sipas Doganës, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas. Sipas Doganës së Kosovës, këto mjete nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë