Njësitë e Doganës e Kosovës në bashkëpunim me Policinë, gjatë muajit janar arritën të kapin dhe parandalojnë hyrjen e 56 kilogramëve të substancave narkotike, thuhet në njoftimin e Doganës.
Gjatë këtij muaji planet operative suksesshëm kanë parandaluar hyrjen e substancave narkotike gjithsejtë janë kapur 20 raste me mallra të ndaluara derisa sasitë e kapura kanë variuar nga 0.300 gram deri në mbi 25 kilogram në një rast.
Gjithashtu planet operative kanë treguar sukses edhe në parandalim e hyrjes ilegale të armëve dhe municionit gjatë janarit ku janë kapur në 8 raste revole (10 copë) dhe fishek (1000 copë).
Në të gjitha rastet në bashkëpunim me policinë kufitare personat përgjegjës janë procedura tek prokuroritë kompetente.