Dogana e Kosovës, deri më tani ka arritur që arkën shtetërore të mbush me 858.2 milionë euro. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se deri tani Dogana deri tani ka shënuar rritje, prej 95.7 milionë euro, në krahasim me vitin e kaluar.
“Dogana e Kosovës ka mbledhur 858.2 milionë euro, që në krahasim me vitin e kaluar ka rritje për 95.7 milionë euro, pasi që nga viti i kaluar patëm 762.3 milionë euro”, tha Stavileci.
Importi më i madh është nga vendet e CEFTA-së dhe vendet e rajonit. Po ashtu është shënuar edhe importim nga shtetet e aziatike dhe ato të Bashkimit Evropian. /gazetametro.net