Loading…

Dogana sqaron nëse nga Serbia u futen mallra me ‘Kosova i Metohija’

  • 09/12/2018 | 10:59

Dogana sqaron nëse nga Serbia u futen mallra me ‘Kosova i Metohija’

Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se në Kosovë ka produkte të cilat janë futur me mbishkrime antikushtetuese.

Në komunikatën e Doganës për media thuhet se që nga data 21 nëntor e këtij viti, nuk ka pasur importe të produkteve por vetëm import minimal të lëndës së parë e cila nuk është e paketuar për shitje me pakicë.

“Prandaj pretendimet se ka importe me mbishkrime antikushtetuese janë tërësisht të pavërteta pasi që është e pamundur të futen produkte kur nuk ka import”.

“Fatkeqësisht artikulli i publikuar nuk sqaron se ku apo çfarë janë produkte e importuara por vetëm aludon se ka këso produkte, pa sqaruar se cili është ai produkt kur është importuar apo ndonjë informatë tjetër relevante, gjithashtu portali ka harruar edhe të pyes Doganën nëse ka pasur import apo jo”.

“Dogana bënë thirrje që raportimet të jenë korrekte pasi që nga data e vendimit të Qeverisë ne kemi parë rënie të importi në kuotat minimale. Ka javë ku nuk ka asnjë import, prandaj pretendimet që produktet janë futur në Kosovës nuk janë të vërteta dhe të logjikshme”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë