Loading…

Doktoresha Krasniqi flet për ‘botox dhe filler’: Tregon sa të rrezikshme janë ato për gratë kosovare

  • 18/02/2020 | 21:21

Doktoresha Krasniqi flet për ‘botox dhe filler’: Tregon sa të rrezikshme janë ato për gratë kosovare

Doktoresha Dafina Krasniqi nga Fushë Kosova, ka folur për trendin në rritje të ‘botox dhe filler’, e cila po preferohet mjaftë shumë nga gratë kosovare, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi ka deklaruar se gratë shqiptare po preferojnë mjaftë shumë të ndjekin trendet evropiane për eliminimin e rrudhave dhe mbushjen e buzëve.

Më poshtë gjeni shpjegimin e plotë nga Dr.Krasniqi pa ndërhyrje:

Tashmë nuk është më sekret, për shqiptarët, rimodelimi i hundës është preferenca e parë e kirurgjive plastike, shifrat e të cilave po rriten çdo vit. Tendenca që po rritet edhe më shumë është përdorimi i botox për rrudhat, si dhe mbushësve për buzët.

Çdo femër dëshiron që të ketë akoma më pak rrudha seç ka, dhe që të ketë një lëkurë sa më të lëmuar. Por pavarësisht dëshirave të mëdha, mosha bën të veten dhe lëkura ditë pas dite pushtohet nga rrudhat.

Mirëpo ndoshta nuk e dimë por gjate jetës tonë te përditshme ka plot faktorë te jashtëm dhe te brendshëm qe ndikojnë ne dëmtimin dhe plakjen e parakohshme si:

• humbja e indit dhjamor ne lëkurë
• ndryshimet hormonale(menopauza)
• mënyra jo e shëndetshme e te ushqyerit
• mënyra e te fjeturit
• stresi etj.

Por mjekësia ka përparuar dhe sot ekzistojnë shume trajtime dermatologjike,qe na bëjnë te dukemi me te rinj me përdorime si fillers dhe botox.

E kishit menduar ndonjëherë të kishit buzë dhe mollëza me volum si edhe të mos kishit asnjë rrudhë në fytyrën tuaj
Këto i arrini me disa injeksione te vogla qe përmbajnë xhel ne përmbajtje procedurë qe zgjat 20 min dhe jeni te gatshëm te ktheheni ne përditshmëri.

Filleri

Filleri është substancë në trajtë xheli, i cili mund të injektohet në lëkurë për të përmirësuar pamjen e rrudhave të holla apo të thella të lëkurës, për të mbushur dhe për të rregulluar rrudhat e thella nasolabiale, apo për të modeluar buzët. Rezultati është rritja e lëmueshmërisë së lëkurës së fytyrës, eliminimi i rrudhave të moshës dhe një pamje më e re fytyrës.

Shumica e fillestareve zëvendësojnë komponentët e humbur të lëkurës, që janë kolagjeni, acidi hialurinic dhe elastina që janë shumë të domosdoshëm për rigjenerimin dhe për një funksionim sa më normal të lëkurës. Sot në të gjithë botën materiali më i mirë dhe i pranueshëm biologjikisht është Acidi Hyalurinic(AH). Ai gjendet në mënyrë natyrale në lëkurën tonë. Filleri pas absorbimit të tij zgjat rreth 6-9 muaj
nuk provokojnë efekte anësore ndërkohe që vazhdimisht mund t’u përshtatet linjave të fytyrës që ndryshojnë me vite (moshë).

Botox

Botoksi është një medikament që përmban një substancë të quajtur botulin toxin tipi A. Në doza të vogla të holluara toksina injektohet në muskujt e vegjël duke i relaksuar ato dhe për rrjedhim çon në shtrirjen e rrudhave të fytyrës. Botox mund të përdoret dhe për trajtimin e djersitjes së shtuar.

Si vepron BOTOX?

Botoksi bllokon impulset nervore që shkojnë në muskujt e vegjël dhe parandalon këta muskuj që të mblidhen. Në këtë mënyrë, lëkura sipër këtyre muskujve lëmohet dhe shtrihet pa rrudha. Botoxi vepron vetëm në muskujt specifik ku injektohet dhe jo në muskujt e tjerë afër.

Sa zgjat efekti i BOTOX?�Efekti zgjat mesatarisht 4-6 muaj pas trajtimit të parë. Për të mbajtur një rrezultat sa më të mirë dhe natyral mund të përsëritet procedura 2-3 herë në vit. Megjithëse është parë që pas trajtimit të parë efekti i BOTOX në trajtimet e radhës zgjat edhe më shumë. Mos kini frikë se pas mbarimit të efektit rrudhat tuaja do duken më keq, përkundrazi ato përmirësohen më shumë. Përdorimi i botox është parë dhe në mosha të reja mbi 18 vjeç.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë