Loading…

Doktori amerikan Anthony Fauci: Nuk duhet të supozoni se virusi venitet në mot të nxehtë

  • 10/04/2020 | 12:50

Doktori amerikan Anthony Fauci: Nuk duhet të supozoni se virusi venitet në mot të nxehtë

Doktori Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Alergjive në SHBA, si dhe anëtar i ekipit amerikan të krizës së pandemisë shpjegoi se për shkak të motit më të nxehtë nuk do të thotë se korona virusi i ri SARS-CoV-2 do të zhduket, transmeton Gazeta Metro.


Fauci të enjten në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ABC shpjegoi se ka precedentë me infeksione të tjera si influenza se pritja është se “ virusi do të humbë aftësinë e tij të shumfishimit, të përhapje”. Tek korona viruset tjera më beninje, Fauci tha se viruset nuk i pëlqejnë motin e ngrohtë e të lagësht, aq sa atë të ftohtin, e të thatin.

Fauci bëri një paralajmërim ama, e theksoi se kujdesi i njerëzve dhe masat e caktuara parandaluese është zgjidhja e jo supozimet se moti është çelësi.

“Nuk duhet të supozojmë se ne do të shpëtojmë nga ndryshimi i motit. Duhet të kuptoni se virusi do të vazhdoj të bëjë të veten. Nëse moti na ndihmon aq më mirë. Por, nuk duhet ta supozojmë këtë.”

Ai përsëriti se njerëzit duhet të respektojnë e të vazhdojnë praktikimin e izolimit dhe pastrimit të rregullt e të kujdesshëm gjatë fillimit të kthimit të njerëzve në vende të punës dhe tubime të mëdha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë