Loading…

DokuFest organizon Kampin Pranveror

  • 17/01/2017 | 16:15

DokuFest organizon Kampin Pranveror

DokuFest i fton të gjithë nxënësit që të aplikojnë për kampin pranveror ku do të aftësohen për të xhiruar filma të cilat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të festivalit.


Deri më tani katër gjenerata të nxënësve kanë kaluar nëpër shkollën e filmit dokumentar dhe që nga viti 2013 janë prodhuar 22 filma të shkurtë dokumentar që trajtojnë tema të ndryshme shoqërore. Shkolla e filmit është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut përmes filmit, bënë të ditur gazetametro.net

Kampi udhëhiqet nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.

Formularin për aplikim mund ta gjeni në këtë link: http://dokufest.com/sq/shkolla-e-filmit-dokumentar-hap-thirrjen-per-aplikim-ne-kampin-pranveror-2/

Kampi Pranveror mbahet nga 23 – 26 mars në Prizren, bënë të ditur gazetametro.net. Afati i fundit për aplikim është 10 mars 2017! /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë