Loading…

Dokumentar për Majlinda Kelmendin (Video)

  • 25/12/2016 | 17:49

Dokumentar për Majlinda Kelmendin (Video)

European Judo Union ka realizuar një dokumentar për kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi. Majlinda ka mirëpritur ekipin e EJU-së në Pejë dhe ka treguar se si ka filluar karrierën, duke u nxitur nga motra e saj që e ka futur në ujërat e xhudos.


Majlinda ka mirëpritur ekipin e EJU-së në Pejë dhe ka treguar se si ka filluar karrierën, duke u nxitur nga motra e saj që e ka futur në ujërat e xhudos.

Ajo tregon më tej se gjithmonë ka dashur ta përfaqësojë Kosovën, kur është pyetur se dikur ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shqipërisë.“Unë them gjithmonë se jemi njerëz të njëjtë dhe flasim gjuhën e njëjtë. Kemi traditat e njëjta. Por natyrisht që gjithmonë kam dashur ta përfaqësoj Kosovës sepse unë kam lindur këtu dhe gjithçka ka filluar prej këtu, në Kosovë. Shqipëria ka mbi 100 vjet pavarësi, por Kosova është shtet i ri dhe unë kam dashur ta promovojë dhe t’i tregojë botës se sa i mirë është vendi im, sa të mirë janë njerëzit dhe që kemi fëmijë të talentuar”, ka thënë Kelmendi.

Majlinda Kelmendi ka folur shumë rreth karrierës dhe problemeve gjatë rrugës për t’u bërë kampione. Ajo ka treguar se si pas dështimit në vitin 2012 në Lojëra Olimpike kishte lexuar rrjetet sociale me komente negative, por një ditë kishte filluar prej fillimit për të arritur medaljen e artë.

“Dua të them se kur të shkojë në stërvitje nuk shkoj që të jap 60%-70%. Kur shkoj aty jam e gatshme dhe jap 100% nga vetja ime”, ka thënë medalistja e parë e Ksoovës në Lojëra Olimpike.

Në këtë intervistë të gjatë, ajo ka thënë se kur kishte fituar medaljen e artë kishte menduar se e gjithë Kosova është duke festuar dhe se ka ngritur shpresën te kosovarët./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë